Disa ditë ps vrasjes së biznesmenit Demir Backa, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Burime nga grupi hetimor pohojnë se në vrasjen e Demir Backës kanë marrë pjesë 2 automjete të të njëjtit tip benz C clas me probagazh e të njëjtës ngjyrë gri por automjeti me të cilin kryen vrasjen e u larguan vrasësit ka qënë me targa shqiptare ndërsa mjeti që u dogj ishte me targa kosovare. Kjo mënyrë ka çakorduar policinë fillimisht në ditët e para të hetimit, por është zbuluar disa ditë më pas pasi janë kqyrur me kujdes kamerat e sigurisë.
Mjeti me targa kosovare ishte parkuar ne kanal 30 minuta para vrasjes dhe u dogj nga persona te tjere afro 7 minuta pasi u krye atentati. Personat i vunë flakën dhe u larguan për ti tërhequr vëmendjen policisë ndërkohë që autorët që kryen atentatin u larguan drejt rrugës së Vlorës dhe ende të pa identifikuar prej policisë.
Po kto burime pohuan se vrasësit dyshohen se janë nga Vlora, janë vrasës me pagesë.