Google search engine
Home Sport Sule doli pozitiv me kovid, izolohet gjysma e kombëtares gjermane

Sule doli pozitiv me kovid, izolohet gjysma e kombëtares gjermane

0
256

Të enjten do të luhen ndeshjet e para në grupet e zonës UEFA për eliminatoret e Botërorit “Katar-2022”, ku padyshim do të ketë duele vendimtare për fatet e kualifikimit. Për Gjermaninë nuk duket të jetë problem objektivi, sepse praktikisht gjermanët llogaritet se janë favoritë për kreun, por problemi është tek grupi, i cili në dy sfidat e radhës që janë edhe të fundit, nuk do të mund të japë maksimumin në fushë dhe nuk do të mund të testohet si duhet për shkak se përfaqësuesja gjermane është prekur nga koronavirusi. Një infektim i njërit prej lojtarëve që ka dalë pozitiv edhe zyrtarisht, duket se ka trembur drejtuesit e skuadrës dhe vetë zyrtarët e lartë të federatës gjerman, që kanë marrë masa të menjëhershme, duke izoluar gati gjysmën e ekipit, kryesisht ata lojtarë që kanë pasur kontakt me rastin e prekur. Natyrisht që ky ishte një lajm jo i mirë për përfaqësuesen e Gjermanisë, e cila do të ketë dy ndeshje në këtë fazë të fundit të eliminatoreve, duke nisur me Lihtenshtejnin, në dukje një ndeshje e lehtë në letër, por që për “pancerat” do të marrë rëndësinë që i takon. Duke u kthyer tek gjendja e grupit, mësojmë nga mediat gjermane se 5 futbollistë të Kombëtares së Gjermanisë janë futur në karantinë, pasi një prej tyre ka rezultuar i prekur nga COVID-19 në testet e kryera të hënën. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Gjermane, që përmes një postimi në Tëitter ka dhënë lajmin se në prag të grumbullimit për ndeshjet e fundit të kualifikueseve për Kupën e Botës, situata nuk është e mirë. Sipas mediave gjermane është Niklas Sule ai i cili ka rezultuar i infektuar, pavarësisht se i kishte bërë të dyja dozat e vaksinave. Mbrojtësi i Bajernit nuk ka shfaqur shenja, megjithatë menjëherë janë marrë të gjitha masat, për të shmangur mundësinë që infeksioni të përhapet. Serxh Gnabri, Xhamal Musiala, Xhoshua Kimiç dhe Karim Adejemi janë futbollistët të cilët konsiderohen si persona kontakti të nivelit të parë dhe duhet të izolohen. Stafi teknik vendosi që stërvitja e së martës të mos zhvillohet në fushë, sipas programit, por në mënyrë individuale në ambientet e hotelit. Një situatë që i prish llogaritë e trajnerit Hansi Flik, i cili duhet të rishikojë dhe një herë skuadre për ndeshjet me Lihtenshtejn dhe Armeninë, dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e Kupës së Botës, megjithatë pancerat e kanë siguruar kualifikimin për në Katar 2022. Tani mbetet të shihet se si do të jetë analiza e lojtarëve të tjerë që janë izoluar pas infektimit të grupit me Covid-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here