Google search engine
Home Aktualitet “Pietro Marubbi dhe fotografët e Periudhës Osmane”, te muzeu “Marubi”

“Pietro Marubbi dhe fotografët e Periudhës Osmane”, te muzeu “Marubi”

0
350

“Pietro Marubbi dhe fotografët e Periudhës Osmane” është ekspozita, që do të hapet pas disa ditësh në muzeun “Marubi” në qytetin e Shkodrës. Kuruar nga Luçjan Bedeni, hapja e ekspozitës është të premten 12 nëntor, ora 18:00. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” shprehet për një ekspozitë unike, që sjell bashkë krijimtarinë e disa prej fotografëve më të rëndësishëm të periudhës osmane, duke përfshirë dhe fotografitë e Pietro Marubbit zbuluar së fundmi në koleksionin fotografik të Sulltan Abdyl Hamitit II. Vëllezërit Abdullahyan / Pascal Sébah (1823 – 1886) / Vasilikis Kargopoulos (1826 – 1886) / Félix Bonfils (1831-1885) / Pietro Marubbi (1832 – 1903) / Guillaume Berggren (1835-1920) / Nikolas Andriomeno (1851-1929), etj. Muzeu shkruan se kjo ekspozitë organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Türkiye Cumhuriyeti Kültür ve Turizm Bakanl???, Türk ??birli?i ve Koordinasyon Ajans? Ba?kanl??? – T?KA Ba?kanl???, ambasada Turke në Tiranë, Y?ld?z Teknik Üniversitesi, Qendra e Aplikimit dhe Kërkimit Sultan Abdul Hamiti II ?stanbul Üniversitesi. Pietro Marubi i lindur në Piacenza, Itali më 1834 ishte fotografi i parë në Shqipëri e Ballkan. Ishte gjithashtu arkitekt, piktor e skulptor i aftë. Më 1856 mbërriti në Shkodër, ku gjeti strehë nga për ndjekësit e tij falë ndikimeve e rrethanave, dhe këtu filloi punën si fotograf. Pietro Marubbi autori i fotografisë së parë shqiptare, themeloi më 1856 foto-studio “Marubbi”, që sot mban emrin fototeka kombëtare “Marubi”. Sot fototeka kombëtare “Marubi” mbetet i vetmi institucioni përfaqësues i artit të fotografisë në Shqipëri, me një histori 157 vjeçare dhe në të ruajnë fondet e tyre fotografike këto fotografë: Pietro Marubbi, Mati Kodheli, Kel Marubi, Gegë Marubi, Kolë Idromeno, Shan Pici, Kolë Maca, Dedë Jakova, Pjetër Rraboshta, Angjelin Nënshati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here