Google search engine
Home Politike “Është akullore, zagarët e tij punojnë për të”/ Braho hedh akuzat e...

“Është akullore, zagarët e tij punojnë për të”/ Braho hedh akuzat e forta ndaj Vangjush Dakos: Ditën e arrestimeve nga SPAK, ai më dërgoi…

0
328

Nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Arbër Braho i ftuar sot në emisionin ‘Breaking’ hodhi akuza të forta ndaj ish-kryetarit Vangjush Dako.

“Ku ka patur fuqi vendimmarrëse Vangjush Dako nga periudha që nuk ka qenë në Bashkinë e Durrësit. Nuk bëhet fjalë për 2-3 vendimet e fundit por janë të gjitha vendimet, Dako nuk ka bërë asgjë me dorën e tij por e kanë bërë zagarët e tij.

Doni një rast kualifikimi? Është një kualifikim që është bërë me projekte edhe me mafien italiane. Në Durrës po vidhet me tendera dhe me projekte çdo gjë. Nëse e kanë seriozisht luftën kundër krimit të vijnë në Bashkinë e Durrësit. I qëndroj çdo fjale të denoncimit që kam bërë.

Ditën e arrestimeve nga SPAK, Dako dërgoi dy persona të më kontaktonin. Vetë Dako nuk e ka pranuar ndonjëherë që është shkëputur nga Bashkia”, tha Braho.

Kujtojmë se disa ditë më parë Arbri Braho, nën-kryetari i Bashkisë Durrës ka akuzuar Vangjush Dakon se është kryetari i hajdutëve dhe se e gjithë bashkia Durrësit punon për të mbajtur në pushtet atë dhe bandën që janë pas tij.

Në një status të publikuar në WhatsApp, Braho e quan Dakon, ‘xhuxhi 339’ referuar përgjimeve për vjedhjen e votave dhe e akuzon atë për vjedhje fondesh publike si në rastin e autoshkallës për të cilën Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar organizoi një operacion dhe vuri në pranga zyrtarë. Në mesazhin e publikuar, Braho shton se Dako ka në plan të marrë edhe paratë e hidrovorit.

Përmbajtja e mesazhit:

O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutëe të vetë ti, ke sjellë si kryetar në Bashkinë Durrës pas ikjes tëndë dhe s’po e lëshoni këtë qytet që të marrë frymë me vjedhje pafund. Ju, që s;keni lënë lekët e dosjeve të letrave e stilolapsëve, normalisht që s’mund të linit as lkët e autoshkallës pa marrë dhe merrni dhe të hidrovorit, apo e kam gabim? E që s’kam folur deri tani që thu ti jo se isha pjesë e ju hajdutëve, por se me vinte zor mua që vidhnit ju.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here