Google search engine
Home Aktualitet (VIDEO) Nëna e vëllezërve Kovaçi në Elbasan tregon amanetin që i la...

(VIDEO) Nëna e vëllezërve Kovaçi në Elbasan tregon amanetin që i la i biri: Siç iku djali im, ashtu do iki dhe ajo

0
200

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan ku njëri prej vëllezërve Kovaçi u plagos dhe tjetri u vra. Zyrtarisht, policia e Elbasanit tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”.

Paraprakisht dyshohet se gjithçka erdhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë. Përplasja mes palëve u përshkallëzua deri në përdorimin e thikës, që ishte fatale për 28-vjeçarin që humbi jetën.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje u kap rreth 3 orë pas krimit. Ai është 24-vjeçari Ardit Hida, i cili u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”.

Flet për Fax News, nëna e viktimës Florenc Kovaci, i cili u vra 3 ditë më parë në Elbasan. Akuzon autorin e ngjarjes dhe kërcënon edhe vajzën e cila mendohet të jetë shkaktare e konfliktit të rëndë.

Ai të kalbet brenda në burg. Dua të drejtën e cunit. Ai gjallë nuk rri, do jem unë shkaktare që do e vras. Siç iku djali im 26 vjeç edhe ai do shkojë atje tek djali im.

Ajo gocë, ka qenë një plehrë, ajo është rrot k*rve pinte drogë. Ka ardhur tek lagjia kur po qanim cunin. Vetëm mos e takofsha, do marr benzinë dhe do e djeg. Iku cuni im ashtu do iki dhe ajo. Sa të mbyll vuajtjen për çunin, nuk e lej të gjallë. Nuk kanë kërkuar falje, mos t’u shkoj në shpi se i shqyej

Djalin e gjeta në spital dhemë la amanet gocën, nuk mundi të fliste më e ksihin goditur me thikë në zemër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here