Avokati Edmond Petraj i ftuar sot në emisionin ‘Breaking’ komentoi ekzekutimin e biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Tiranë. Ai tha se duhet hetuar në disa pista, të gjithë personat duhen hetuar që kanë gisht në këtë ngjarje.
Petraj gjatë emisionit foli edhe për drejtuesin e ri të policisë së shtetit, ai e lavdëroi duke thënë se është një super profesionist dhe ka besim se do i zbardhi ngjarjet.
“Duhen hetuar në disa pista, të gjithë personat duhen hetuar që kanë gisht në këtë ngjarje. Duket sikur policia modeomos të nxjerr një fajtor, mënyra si po heton është e gabuar. Policia nuk e bën këtë duhet një grup i strukturuar hetimor.
Drejtuesi i ri i policisë së shtetit është një super profesionistë, unë e çmoj shumë. Unë shpresoj shumë se ai do ti japë drejtim, pasi vetë policia e shtetit ka persona problematik. Telefonat inteligjentë kanë favorizuar policinë që të zbulojë krimet dhe autorët”, u shpreh avokati Edmond Petraj.