Tashmë duket se është zyrtare! Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Ish mefushori spanjoll që bëri histori me skuadrën katalanase do të rikthehet sërish në shtëpi, por këtë herë si trajner.
Lajmi për arritjen e akordit është konfirmuar nga skuadra e Al Sadd, ekipi që Xavi drejton aktualisht. Përmes një postimi në rrjetet sociale, bëhet me dije se ata kanë arritur marrëveshjen me Barçën.
Drejtuesit e klubit kanë paguar klauzolën e largimit prej 5 milionë euro dhe tashmë pritet zyrtarizimi nga Barcelona. Katalanasit shkarkuan Koeman pak ditë më parë dhe tashmë kanë gjetur trajnerin e ri.









































