Google search engine
Home Aktualitet Kontrabandë me duhan në Gjirokastër, lazaratasi shpallet në kërkim

Kontrabandë me duhan në Gjirokastër, lazaratasi shpallet në kërkim

0
246

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit Sh. B., 50 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, administrator i një subjekti në Gjirokastër.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën fiskale, me vendndodhje në vendin e quajtur “Ish-zona industriale”, është konstatuar se mungonin 2 000 kg duhan i grirë, i importuar, i cili është hedhur në treg pa u deklaruar në organet përkatëse, duke fshehur të ardhurat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here