Google search engine
Home Sport Liverpuli dhe Ajaksi sigurojnë kualifikimin, Milani “out”, rikthehet fuqishëm Interi

Liverpuli dhe Ajaksi sigurojnë kualifikimin, Milani “out”, rikthehet fuqishëm Interi

0
216

Liverpuli mundi 2-0 Atletikon, duke qenë i pathyeshëm, kurse PSG përmbysi Leipzigun. Fitore me vlerë për Realin dhe Interin në grupin D

Liga e Kampioneve luajti ndeshjet e xhiros së katërt të saj në katër grupet e para, ku u mësuan edhe ekipet e para që siguruan kalimin e fazës së grupeve edhe pse do të duhen edhe dy xhiro deri në fund. Në grupin A, dy pretendentët kryesorë, Mançester Siti dhe Paris San Zhermen, po vuajnë për të marrë prioritetin në grup dhe këtë e dëshmuan edhe takimet e mbrëmshme respektive që patën në xhiron e katërt. Siti priti ekipin e Klub Bruzhit. Anglezët shënuan të parët me Foden (16’), por ishte Stones që shënoi autogol dhe shifrat u barazuan 1-1. Më pas Siti e përmbysi takimin me Sterling e Jezus, duke fituar 4-1 dhe shkon në 9 pikë, vetëm 1 pikë larg kualifikimit. Në ndeshjen tjetër, PSG pa Mesin e dëmtuar e nisi keq, pasi të parët shënuan gjermanët. Por francezët e përmbysën ndeshjen brenda pjesës së parë me dygolëshin e Vijnaldum. Por në sekondat e fundit të ndeshjes, gjermanët barazuan 2-2 me penallti, duke ia shtyrë festën e kualifikimit PSG-së. Kryendeshja e mbrëmjes ishte ajo mes Liverpulit dhe Atletikos së Madridit në grupin B, që pati shumë emocione. Anglezët shënuan dy gola të shpejtë brenda 20 minutash me Jota dhe Sadio Mane. Fitoren e Liverpulit e bëri më të lehtë dalja me karton të kuq e Felipes në të 36’. Po në grupin B, Milani barazoi me Porton 1-1 e mbetet jashtë loje. Në grupin C, Ajaksi e përmbysi Borusian e Dortmundit 3-1 dhe kualifikohet dhe siguroi kualifikimin. Dortmundi dhe Sportingu kanë nga 6 pikë, kurse Beshiktashi turk është jashtë loje. Në grupin D, Reali e bëri si duhet detyrën e tij ndaj Shakhtarit, duke fituar 2-1 dhe duke siguruar kreun e renditjes, me 9 pikë, pothuajse I kualifikuar. Shakhtari mbeti me 1 pikë dhe ky rezultat e skualifikon direkt. Ndeshja tjetër e grupit D ishte ajo mes Sherifit të Tiraspolit dhe Interit, një duel direkt për vendin e dytë në grup. Fituan zikaltrit 3-1, ku Brozoviç, Skriniar dhe Sançes vulosi fitoren e italianëve që parakaluan Sherifin dhe tani janë me 7 pikë, në më shumë se moldavët.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here