Google search engine
Home Politike Gjykata e Francës përgënjeshtron Berishën, nuk ka ende proces kundër Blinken, ja...

Gjykata e Francës përgënjeshtron Berishën, nuk ka ende proces kundër Blinken, ja çfarë thotë zv/prokurori Plymas për këtë çështje

0
225

Zbardhet e vërteta e padisë së ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Vetë Berisha pak ditë më parë deklaroi se Gjykata e Parisit e kishte pranuar padinë e tij ndaj Blinken, por duket se situata nuk është ashtu. Pak ditë më parë gazetari Albi Xhunga në emisionin Zona Zero në Top Neës tha se nuk ishte i vërtetë ky lajm. Ndërkohë dje ai ka nxjerrë provat. Ai u shpreh se nuk ka një padi të pranuar nga Gjykata e Parisit, por vetëm një protokoll. Gazetari tha se deklarata e Berishës që gjykata kishte pranuar padinë është një mashtrim publik. Xhunga u shpreh se nuk është e bazuar në asgjë teksa shtoi se kishte kontaktuar zyrën e marrëdhënieve të shtypit të Gjykatës në Paris. “Zbuluam që nuk ka një padi të pranuar të Berishës ndaj Blinken, por vetëm një protokollim të kësaj padie. Deklarata e Berishës se gjyqtari ka pranuar padinë e tij, është mashtrim publik. E bazuar në asgjë. Pse është gënjeshtër? Sepse kontaktuam gjykatën e Parisit dhe zyra e marrëdhënies me shtypin na informoi që nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë, por me një regjistrim. Nuk është marrë asnjë vendim. Kërkova informacione shtesë dhe më ka ardhur dhe përgjigjja”, tha Xhunga. Vincent Plymas, zv/Prokuror në Gjykatën e Parisit në përgjigjen e dërguar ndaj gazetarit ka deklaruar se thjesht është regjistruar një padi për shpifje, por nuk është pranuar gjë. “Këshilli i Gjyqtarëve të Tribunalit të Parisit ka marrë një padi për shpifje, dhe konform kodit dhe procedurës penale, një depozitë është e nevojshme, që të lejohet hapja e një procedure gjyqësore”, është shprehur zv/Prokurori.

Ja deklarata e Berishës për padinë ndaj Blinken

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha në “Foltore” e Lezhës pak kohë më parë deklaroi se padia ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken ishte pranuar në Gjykatën e Parisit. Berisha tha se është informuar nga miqtë se në dosje nuk kishte asnjë provë, fakt apo dokument kundër tij. Sipas ish-kryeministrit, vendimi i shpalljes së tij “non grata” ishte i bazuar vetëm në shpifje. “Duan ta paraqesin Foltoren si një interes personal të Sali Berishës. Të lidhur me vendimin e DASH për shpalljen time “non grata”. Absolutisht është e pavërtetë dhe ia faktoj cilitdo. Atë vendim, duke e pasur të qartë se është i bazuar vetëm në shpifje, Sali Berisha e mbajti kryekëput personal dhe iu drejtova gjykatës në Paris. Padita për shpifja zotërinë që firmosi vendimin. Kam kënaqësinë t’u them ju sot, që jo vetëm gjykatësi e ka pranuar shqyrtimin e padisë sime, por miq të mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero dokumente, zero prova, ashtu siç u kam thënë unë ju. Megjithatë unë ftoj Sekretarin e Shtetit dhe çdo shtetar të atij vendi dhe mbarë botës, që çdo fakt apo dokument që do ketë, ta çojë në sallën e gjyqit në Paris”, është shprehur ish-kryeministri.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here