Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është mbajtur ditën e sotme, ku edhe janë zbuluar dy emrat të cilët do të drejtojnë Prokurorinë e Krujës dhe atë të Lezhës.
KLP ka caktuar në krye të Prokurorisë së Krujës, prokurorin Petrit Çano dhe në krye të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehajn.
Të dy prokurorët i janë nënshtruar vetting-ut dhe i kanë kaluar me sukses të tre kriteret për pastërtinë e figurës.











































