Gazetarja Anila Hoxha ka mësuar detaje të reja nga atentati ndaj biznesmenit Demir Backa në Fier i cili u ekzekutua me breshëri plumbash më 23 tetor
Hoxha bën të ditur se për vrasjen e biznesmenit Demir Backa është marrë në pyetje edhe personazhi i njohur në Fier si Ben Qimja, apo Arben Isufaj.
Siç bëjnë me dijë burime të sigurta oficerë të policisë kanë marrë në pyetje Ben Qimen, pasi ishte i ditur fakti se 5 vite më parë ata kishin pasur një konflikt.
Isufi i është përgjigjur ftesës së policisë, për të dhënë deklaratën, dhe ai ka mohuar përfshirjen në vrasje, por pranon se ka pasur konflikt në 2016, por siç ka thënë ai në polici, megjithëse nuk ishin pajtuar, ai e kishte falur Backën.
Isufi është lënë i lirë tashmë, ai ka treguar se ngjarjen e mësoi në mediat ndërsa ishte ne shtëpi në Tiranë.
57- vjeçari Demir Backa u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën e tij, të parkuar në një rrethrrotullim vetëm pak metra larg postbllokut të policisë në Fier.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës pak pas orës 20, kur në zonë kishte ende shumë kalimtarë. Backa mori plagë të rënda dhe humbi jetën në spital.











































