KQZ hap kutitë e Vlorës/ Rama me 16 vota më tepër, Gjiknuri u ka “vjedhur” kolegëve 39 vota, ja situata në radhët e demokratëve

0
306

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kapur kutitë e 25 prillit për Vlorën. Sipas vendimit, është vendosur verifikimi i 519 qendrave në total në këtë qark, ku rezulton deri tani se ka pasur tjetërsim të vullnetit të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kështu sipas rezultatit, pas numërimit të 45 kutive në këtë qark rezultoi se kryeministri Edi Rama ka marrë 16 vota më shumë se sa i takonin, po ashtu edhe Damian Gjiknuri ka marrë 39 vota më shumë, ndërsa ish-ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj 20 vota më shumë. Ndërkohë, që nga pala tjetër, drejtuesit politik të Partisë Demokratike, Bujar Leskaj i janë hequr 10 vota nga grupet e numërimit, ndërsa deputetes demokrate, Ina Zhupa i janë shtuar 26 vota dhe po ashtu kandidatit Vangjel Anagnosti i janë shtuar 40 vota më shumë. Mandatet në këtë qark janë ndarë mes dy partive, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim, ku nga 12 mandate Partia Socialiste mori 8, ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim mori 4 të tillë. Ndërkohë, numërimi i votave është bërë në disa qarqe të vendit deri më tani. Pak ditë më parë nga verifikimi i 235 kutive të votimit në Shkodër rezulton se kandidatit demokrat Zef Hila i kanë dhënë 104 vota më shumë, ndërsa deputetit Helidon Bushati i kanë hequr padrejtësisht 35 vota. Në kampin rozë flamurin e votave të pamerituara e mban Eduard Shalsi me 80 me shumë, ndërsa më i penalizuari rezulton Fatmir Xhafa, të cilit i kanë hequr 55 vota. Të njëjtin fat në listën e Tiranës rezulton të ketë edhe Belinda Balluku që rezulton me minus 34 vota. Me kryetarët e partive numëruesit nuk kanë guxuar shumë. Kryesocialistit Edi Rama i janë hequr padrejtësisht 11 vota, ndërsa kryedemokratit Lulzim Basha numëruesit janë munduar t’i shtojnë 13 vota më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here