Gazetari nxjerr detajet e forta, flet për kompaninë që ka shkaktuar rreth 500 mijë euro në ditë mashtrime: Është marrë në pyetje nga policia një biznesmen i rëndësishëm në Tiranë

0
222

Gazetari Eni Ferhati ka folur për hetimin që po bën SPAK 13 kompani “Call Center-ash” në Shqipëri pasi dyshohet se përgjatë një periudhe 2-vjeçare kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash përmes mashtrimit nga shtetas të ndryshëm të Bashkimit Europian

Ai tha se është marrë në pyetje një biznesmen shumë i rëndësishëm në Tiranë për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje, por nuk e ka zbuluar identitetin e tij.

“Shtetas Qipriot dhe Izraelit sjellin pajisje që i vendosin në Shqipëri dhe mashtrojnë në bursa dhe në kriptovaluta. Është marrë në pyetje një biznesmen shumë i rëndësishëm në Tiranë, identitetin e cilit nuk po e bëj të ditur. Kjo veprimtari ka rreth 4 vite që ka hyrë në vendin tonë dhe ka shkaktuar mashtrime rreth 500 mijë euro në një dite”, tha ai për Top News.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here