Gjykata Kushtetuese vijon të jetë pa e numrin plotë të anëtarëve të nevojshëm. Sipas ligjit ajo duhet të ketë 9 anëtarë, por momentalisht ka vetëm 7, ndërkohë që Vitore Tushës i ka mbaruar mandati. 3 emrat që u emëruan më të fundit janë Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja. Që të tre emrat kanë bërë deklarim të plotë të pasurisë pranë Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe rezulton se që të tre kanë pasuri të konsiderueshme. Altin Binaj ka deklaruar: Të ardhura neto 2 562 212 lekë nga paga si prokuror/drejtues në Prokurorinë e Apelit Vlorë për periudhën 01.01.2020 deri më 21.12.2020; Të ardhura neto 77 489 lekë nga paga si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese për periudhën 22.12.2020 deri në 31.12.2020; Të ardhura neto 127 307 lekë nga shpërblimet për shkak të angazhimit si lektor në trajnimet e Shkollës së Magjistraturës Tiranë dhe në bashkëpunim me OSBE gjatë vitit. Bashkëshortja, Znj. Nereida Binaj, ka deklaruar të ardhura neto 2 120 755 nga ushtrimi i profesionit privat si avokate në Dhomën e Avokatisë Vlorë. Po ashtu ka deklaruar 275 000 lekë të ardhur nga pensioni i nënës. Bashkëshortët kanë deklaruar shtimin e pasurisë me automjet tip “Nisann” me vlerë 9 000 Euro blerë me kursimet nga të ardhurat familjare. Bashkëshortët deklarojnë blerjen 7 000 euro të obligacionit me interes fiks çdo 6 muaj, të emërtuar në 08.04.2020 me afat maturimi 2 vjet deri në 06.04.2022 me interes 64 euro. Burimi të ardhurat e krijuara në llogarinë rrjedhëse në USD të personit fizik. Bashkëshortja, Znj. Nereida Binaj, ka hequr dorë nga 1/4 e pasurisë së paluajtshme të prindërve të saj që i rridhte nga bashkëpronësia e detyrueshme për shkak të ligjit duke e kaluar në favor të së ëmës me anë të kontratës së dhurimit nënshkruar në 14.09.2020. Bashkëshortët paguar 9 000 euro për blerjen e automjetit tip “Nissan”. Burimi kursimet nga të ardhurat ndër vite.
Pasuria e Kalos
Anëtari tjetër, Përparim Kalo ka deklaruar: Bashkëzotërues i një apartamenti me sip 58.3 m2 dhe 8,75 m2 bodrum, privatizuar në vitin 1998 sipas ligjit nr 7652 datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” me kontratën noteriale datë 09.09.1996 me vlerë 4 429 Lekë (sipas vlerës së kohës); Gjendje në llogari në vlerën 480 000 Lekë; Gjendje në llogari në vlerën 30 876 Euro; Gjendje në llogari në vlerën 392 USD; Automjet tip Mitsubishi Pajero me vit prodhimi 2002, e përdorur dhe me vlerë 25.000 Euro, blerë në vitin 2005 në Bochuml; Automjet tip Mitsubishi Pajero me vit prodhimi 2017 me vlerë 3 200 000 Lekë, e përdorur, me burim financimi kredi bankare; Vepra arti piktura dhe skulptura artist vendas dhe artistë të huaj, deklaruar në vlerën 120 000 Euro; Kapitali i shoqërisë Kalo&Associates Tiranë në vlerën 8 027 141 Lekë; Vajza, znj.Eni Kalo, 19,5% e kuotave në shoqërinë Kalo&Associates me vlerë 1 565 292 Lekë, me burim krijimi 8% fituar me kontratë nga Përparim Kalo dhe 11,5% fituar përmes dhurimit.
Sonila Bejtja
Anëtarja Sonila Bejtja ka deklaruar: Zotëruese me 33% të një apartamenti me sip 144,3 m2, verandë me sip 165,6 m2 dhe garazh me sip 15,9 m2 me vlerë 145 000 Euro. Fillimisht është nënshkruar në 13.04.2015 kontrata paraprake e porosisë, më pas është amenduar dy herë.
Bashkëshorti, z.Andi Bejtja, automjet tip Mercedes Benz me vlerë 7 200 Euro, blerë në vitin 2014 dhe burimi i krijimit nga ndërrimi i një automjeti tip Daimler Crysler, që vlente 3 800 Euro dhe diferenca prej 3 800 Euro është paguar cash nga z.Andi Bejtja; Shpenzime shkolle për fëmijët, 8550 euro.


































