Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka dhënë vendimin për gjyqtaren e Gjykatës Administrativ, Arbena Ahmeti dhe për prokurorin e Tiranës, Ardian Brabo.
Bëhet me dije se KPK ka konfirmon në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative, Arbena Ahmeti, ndërsa është shkarkuar me shumicë votash Ardian Braho.
Procesi i vettingut për Ahmetin u krye nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Genta Tafa Bungo dhe Roland Ilia.
Arbena Ahmeti i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe u emërua gjyqtare në gjykatën e Lushnjes. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Tiranës.
Ndërsa Braho është shkarkuar nga detyra, pasi ka pasur probleme me pasurinë. Ai kishte mungesë të burimeve financiare të prindërve në blerjen e dy apartamenteve.







































