E ekzekutuan pranë biznesit të tij, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes ku u vra ish-efektivi i policisë sot në Laç (VIDEO)

0
185

Qyteti i Laçit u trondit mëngjesin e sotëm nga ekzekutimi i ish-policit Xhelal Reçit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:23, në afërsi të një banke.

Mediat kanë publikuar pamjet nga vendngjarja ku shihet se ka prani të madhe të policisë, por edhe të qytetarëve, të cilët janë terrorizuar nga skena e rëndë.

Viktima u vra pranë biznesit të tij, një dyqan rrobash që kishte në pronësi. Po ashtu ai mësohet se ka dhe një lokal në qytetin e Laçit.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që në Milot është gjetur dhe një makinë e djegur, tip Toyota, e cila mendohet se është e autorëve të krimit, për të cilët thuhet se mund të kenë qenë 2 persona.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here