13 kompani CALL CENTER dyshohen për mashtrim me mijëra euro/ SPAK nis hetimet me kërkesë të Gjermanisë, Anila Hoxha jep detaje

    0
    287

    Prokuroria Speciale SPAK ka nisur një hetim për 13 kompani call center që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë. Ky hetim po mbahet sekret nga prokurorët e posaçëm pasi kërkesa ka ardhur nga homologët gjermanë, sepse shumë shtetas të tyret kanë rënë pre e mashtrimeve.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se sekreti ndërkombëtar është kërkuar nga Gjermania, sipas së cilës bëhet fjalë për një platformë ku qytetarët komunikohen përmes telefonit e rrjeteve sociale dhe i kërkohet të investojnë shuma të mëdha parash, mbi një mijë euro.

    Mësohet se janë 13 kompani Call Center, por hetimi mbahet i fshehtë dhe nuk ka informacione për emrat e tyre. Ka dyshime dhe indicje nga autoritetet në Gjermani se pjesë e këtyre mashtrimeve kanë rënë shumë shtetas gjermanë, të cilët kanë investuar shuma të mëdah parash në këto platforma.


    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here