Google search engine
Home Aktualitet Finalizohet super operacioni/ Policia kolumbiane sekuestron 2 ton kokainë, një ndër destinacionet...

Finalizohet super operacioni/ Policia kolumbiane sekuestron 2 ton kokainë, një ndër destinacionet ishte edhe Shqipëria

0
235

Mbi 2 ton kokainë janë kapur ditën e djeshme në portin turistik të Cartagena de Indias, në Kolumbi. Diariosur shkruan se gjithsej u sekuestruan 2279 kilogramë kokainë, e cila do të shpërndahej në Shqipëri, Turqi, Spanjë dhe Itali.

Agjentët e skuadrës speciale e gjetën drogën të fshehur në pako, brenda një kontejneri që po shkonte në qytetin holandez të Roterdamit. Alarmet u shkaktuan për shkak të një sërë parregullsish në dokumentacionin e mallit përpara se të dërgohej.

Falë kësaj dhe një skaneri që më pas kontrolloi kontejnerin, policia zbuloi balotat e kokainës. Mediat e huaja shkruan se ky operacion  i ka shkaktuar 100 milionë dollarë humbje trafikantëve të drogës.

“Kjo drogë mund të shpërndahej në tregjet e Turqisë, Spanjës, Italisë dhe Shqipërisë”, tha drejtori i Njësisë Kundër Drogës, Ricardo Alarcón.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here