Google search engine
Home Politike Komisioni Hetimor, deputeti demokrat: Kemi bërë tre kallëzime në SPAK

Komisioni Hetimor, deputeti demokrat: Kemi bërë tre kallëzime në SPAK

0
464

Kuvendi miratoi të enjten ngritjen e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve të kërkuar nga Partia Demokratike.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh se në harkun kohor të dy viteve janë lidhur kontrata me vlerë 50 milionë euro, të cilat mund t’i kushtojnë shtetit deri në 800 milionë euro.

“Brenda dy vitesh janë lidhur kontrata me vlerë 50 milion euro. Vlerat e ngritjes së dy inceneratorëve shkojnë deri në 30 milionë euro. Në verën e 2016 Erion Veliaj dha një deklaratë ku u shpreh se do të vijë një kompani e madhe Holandeze për të implementuar këtu teknologjinë e incinerimit të djegies së plehrave, një kompani që do të punësojë qytetarë të Tiranë dhe do i shërbejë trajtimit dhe depozitimit të plehrave në qytetin e Tiranës. 

Në 30 Gusht themelohet kompania “Kompania Integrated Energy BV SPV”  dhe vetëm një ditë më vonë kjo kompani fantazmë nënshkruan kontratën për 128 milionë  euro me Ministrinë e Mjedisit për inceneratorin e Tiranës. Kontratat që janë firmosur deri më sot, i vlejnë shtetit 178 milionë, por mund të shkojnë deri 800 milionë euro. Buxhetit të shtetit dhe taksave tona po i bëhet dëm,” u shpreh Këlliçi.

Këlliçi pohon se PD-ja depozituar në SPAK tre kallëzime për inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe të Elbasanit.

“Në 6 vitet e fundit shteti ka disbursuar për pronarët e këtyre tre inceneratorëve inekzistent, mbi 52 milionë euro nga buxheti i shtetit. Këto kanë shkuar në inceneratorin e Fierit pa vënë asnjë tullë, pa nisur ende punimet. Këtu është mbrapa një aferë kriminale skandaloze. Ne si PD kemi depozituar në SPAK  kallëzime për inceneratorin e Elbasanit, të Fierit dhe të Tiranës dhe çuditërisht SPAK ende nuk ka gjetur kohë që t’i shqyrtojë këto dosje. Se dimë ça ndodh me këto kallëzime. Ndërkohë Mirel Mërtiri përfitues i drejtpërdrejt i parave të buxhetit të shtetit ka gjetur kohë të më kallëzojë mua për shpifje dhe ka gjetur kohë Gjykata për të më thirrur gjashtë herë në seance,” shtoi Këlliçi.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here