Google search engine
Home Politike Debate të forta në Kuvend, PD i zbulon Gjiknurit udhëtimet flagrante me...

Debate të forta në Kuvend, PD i zbulon Gjiknurit udhëtimet flagrante me kreun e inceneratorëve dhe e akuzon për shtëpi në Maltë

0
209

Seanca e djeshme plenare e Kuvendit u zhvillua me debate të forta mes deputetëve. Deputetët Gazment Bardhi dhe Damian Gjiknuri janë përplasur ashpër në Kuvend. Ka qenë kreu i Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili ka akuzuar sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri për lidhje me ata, që ai i quajti “mafiozët e inceneratorëve”, ndërsa publikoi në foltore edhe një foto, që sipas demokratit, tregojnë udhëtimet e Gjiknurit si ministër Ekonomie dhe Energjetike, me përfituesit e inceneratorëve. Bardhi ngriti edhe disa pyetje kundrejt Gjiknurit, të cilin e pyeti nëse kishte një shtëpi në Maltë si edhe llogari të fshehtë bankare. “Sa herë ke bërë pushime në shtëpinë e përfituesit të inceneratorëve, Mirel Mërtiri, në Maltë. Malta konsiderohet si parajsë fiskale për fshehjen e pasurive. Në mos ke ndonjë shtëpi në Maltë, të regjistruar në emër të dikujt tjetër apo ndonjë llogari të fshehtë bankare të krijuar edhe pas dhënies me koncesion edhe me firmën tënde”, tha ai. Ndër të tjera, Bardhi nxori një listë me 15 udhëtime ku sipas deputetit opozitar ish-ministri i Energjisë shoqërohej nga ata të cilët Bardhi i quan përfituesit kryesorë të inceneratorëve. “Dokumentet tregojnë se ka udhëtuar dy herë brenda një muaji gjatë javës përpara miratimit të kontratës në qeveri, ku përgjegjës ishte Gjiknuri. Ke qenë ministër dhe ke firmosur miliona euro”, tha ai. Ndërkohë, i ashpër ka qenë në replikën e tij ndaj deputetit të PD-së, Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri. Gjiknuri e cilësoi Bardhin një karagjoz politik, ndërsa përsëriti edhe njëherë deklaratën e tij se nëse vërtetohet diçka, njëri prej tyre do duhet të ikë nga Kuvendi. “Në përgjithësi zgjedh që mos ti përgjigjem shpifjeve. Problemin e keni me kontratën apo me persona për inceneratorët?! Thellohuni dhe shikoni se kush ka bërë gabime. Përtej hamendjeve që mund të ngrihen. Çojini në prokurori nëse i keni. Nëse e provon se kam qenë më shumë se një herë në Maltë, o ti ose unë këtu”, tha ai.

Xhaferraj flet për abuzimet me fondet e tërmetit

Ndërkohë deputeti i PD-së së qarkut të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj nga foltorja e Kuvendit foli mbi abuzimet që janë bërë me fondet e tërmetit. Ai u shpreh, se qeveria ka përfituar nga këto fonde. Xhaferraj theksoi se shumica e qytetarëve në Durrës ende nuk kanë marrë bonuset e qirasë, ndërsa u premtua nga qeveria se brenda këtij viti puna me tërmetin do të përfundonte. Po ashtu, ai thirri në interpelancë ministrin e Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj, ku i kërkoi llogari se përse në fund të korrikut u anulua vendimi për rikonstruksionin e dy rrugëve “Miqësia” dhe “Azem Hajdari” në Durrës. “Tërmeti ekspozoi vetëm një gjë, që ju jeni të gatshëm të përfitoni edhe nga ngjarje të tilla! Babëzia ju bën të përfitoni edhe nga fatkeqësia. Brenda qershorit të 2021, kryeministri tha se do të kemi mbaruar punë me tërmetin. Ndërsa sot, në tetor 2021, qytetarët e Durrësit akoma nuk kanë marrë bonuset e qirasë”, tha Xhaferraj.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here