Google search engine

    Dalin 10 EMRAT e të arrestuarve: Këta janë zyrtarët e Bashkisë së Durrësit dhe pronarë e kompanive (TENDERI që i fundosi)

    0
    275


    Ditën e sotme me urdhër të SPAK janë arrestuar dhjetë persona, pasi akuzohen se kanë abuzuar me një tender të zhvilluar në vitin 2020. Tetë prej tyre janë lënë në burg, ndërsa dy të tjerë në “Arrest shtëpie”.

    Bëhet fjalë për një tender në vlerën e 70 milionë lekëve të vjetra, i prokuruar në periudhën maj – qershor 2020, për blerjen e një mjeti zjarrfikës.

    Të arrestuar janë, anëtarë të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, akuzohen për “Shpërdorim detyre”:

    – A. Velaj, M. Likazhiu dhe A. Taho.

    Të arrestuarit e tjerë, janë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës, dhe akuzohen për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim:

    – P.B, Gj. Markola, I. Matmuja.

    Pronarët e kompanive “R&R Group” dhe “Klosi-R Company” të arrestuar, janë:

    – A. Bushi dhe R. Sulaj.

    Administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., akuzobhen se kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim, duke dorëzuar dokumenta të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi.

    Masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” është dhënë për shtetasen L.R. dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasen E.R.

    NJOFTIM PËR SHTYP NGA SPAK

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pasi ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 25 të vitit 2021, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm, se:

    Në procedurën e prokurimit me REF-57495-05-06-2020, të zhvilluar nga Bashkia Durrës, në periudhën maj – qershor 2020, me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë (pa TVSH), janë evidentuar shkelje ligjore, te kryera nga shtetasit A.V., M.L. dhe A.T., me cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe nga shtetasit P.B., Gj.M., I.M., me cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të ‘Shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i K.Penal.

    Gjithashtu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasit A.B., E.R., L.R. dhe R.S., administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi i dytë i K.Penal, duke dorëzuar dokumenta të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi.

    Janë regjistruar si persona nën hetim, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar nga neni 186 i K. Penal edhe shoqëritë R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k., subjekte për të cilat vijojnë hetimet, përsa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesmarrëse.

    Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr. 90 akti datë 28.10.2021, ka vendosur:

    Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasit: P.B., Gj.M., I.M., A.V., M.L., A.T., R.S., A.B.

    Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen L.R. dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasen E.R.

    Ekzekutimi i masave të sigurimit nga policia gjyqësore pranë Drejtorisë Hetimore, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, u bë i mundur sot më datë 29.10.2021.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here