Trajneri i Dinamos Bledi Shkëmbi është treguar i ashpër me mediat pas fitores që ekipi i tij arriti ndaj Skënderbeut.
Shkëmbi sulmoi opiniostët e emisionit sportiv Skaner, pas disa sulmeve që panelistët bën në drejtim të tij pas disfstës së thellë me Vllazninë.
“Pas çdo humbje ka ekspert, brigadier, kuzhinier, që vënë trajnerin në diskutim. Ka studio që të nxjerrin me pikë të kuqe. Kam vite në futboll dhe di situatën kur fiton e kur humb”, tha Shkëmbi duke iu referuar emisionit që moderohet nga Gerti Çarçani.









































