Google search engine
Home Politike “Të dukem i fortë ë? Thuaj që të ka marrë malli për...

“Të dukem i fortë ë? Thuaj që të ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën”/ Bashës nuk i del inati me Ramën, thumbon edhe presidentin: Bëni trekëndëshin e Bermudës

0
222


Ka nisur me replika mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha seanca e sotme parlamentare. Lulzim Basha përmes Edi Ramës ka sulmuar dhe Sali Berishën dhe Ilir Metën të cilët i ka quajtur trekëndësh të Bermudës. Në Kuvend Basha tha se Edi Ramën e ka marrë malli për Sali Berishën dhe prandaj merret kaq gjatë me problemet e brendshme të PD-së.Ad by Valueimpression

“Zonja kryetare, ka diçka themelisht gabim, kur vjen këtu me një citim që e ke mësuar përmendsh, je bërë shumë i lexueshëm, me një fjali e kuptojnë të gjithë. Thuaj që të ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën, bëni trekëndëshin e Bermudës, dhe qani hallet bashkë. Unë nuk jam këtu për të qarë hallet tuaja, a do ta plotësojnë ty demokratët dëshirën për të na kthyer pas? Jo sepse të kam mundur në 2011-tën. Nëse të dukem i fortë, ky është problemi yt, nuk kam nevojë unë të të poshtëroj. Ja tek i ke faktet, merri këto , kërkoji tigrit që ti japë. (nxjerr të dhënat për shkollat, fondet e BE në raport me fondet e qeverisë)”, u shpreh Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here