Google search engine
Home Rajoni Kosova Gjykata Speciale merr vendim për Hashim Thaçit

Gjykata Speciale merr vendim për Hashim Thaçit

0
394

Dhoma e Apelit në Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë hodhi poshtë të mërkurën kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për lirim me kusht nga paraburgimi, sepse ekziston ende rreziku që ai të arratiset.

Thaçi në kërkesën e tij kishte argumentuar se gjyqtari i procedurës paraprake kishte gabuar që kishte konstatuar se ai vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm dhe të ketë ndikim dhe autoritet në Kosovë.

Ai pohoi se tani ishte në pozitën më të dobët të karrierës së tij politike, sepse partia e tij, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, pati rezultate të keqe në zgjedhjet e këtij viti dhe “nuk mund të tërheqë më as mbështetjen e mjaftueshme për t’u bërë një opozitë e qëndrueshme”. PDK-ja fitoi vetëm 19 vende në parlamentin prej 120 vendesh.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here