Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të hënën pasdite në Vlorë.
Dyshohet se konflikti fizik mes dy të afërmeve ka nisur për shkaqe pronësie dhe më pas ka shkuar deri në shkrehjen e armës.
Sipas informacioneve, pasi ka vrarë xhaxhain, 39 vjeçari është larguar nga banesa, për të vrarë më vonë edhe veten.Ad by Valueimpression
Një kushëri i viktimave, duke folur për krimin e rëndë, tha se nuk e di se përse ka ndodhur ngjarja.
Sipas tij, krimi ka ndodhur teksa ata ishin duke mbledhur ullinjtë.
“Ata kalonin mirë, ne u pataksëm,” tha ai, duke shtuar se nuk e dinte se kishin pasur konflikte në të shkuarën.