E pabesueshme/ Simpsons parashikuan edhe “satelitin e Ramës”, kjo është VIDEO që po bëhet virale në rrjet, shfaqet një satelit në hapësirë me flamurin shqiptar

0
360

Simpsonët që parashikojnë ngjarje të mëdha janë bërë një obsesion mes fansave dhe teoria e fundit është sateliti që lajmëroi kryeministri Edi Rama që do hidhet njëri në mars tjetri në qershor.

Në një nga episodet e serialit, ku flitet për Shqipërinë, shfaqet një satelit në hapësirë me flamurin shqiptar

Kjo rastësi po bën xhiron e rrjetit.

Ndërkohë, kujtojmë se kreu i qeverisë deklaroi disa ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, se Shqipëria do të dërgojë në hapësirë dy satelitë që do të jenë shumë të nevojshëm për kontrollin e territorit.

Rama publikoi një video ku shihet nisja e një rakete Falcon X të kompanisë së Elon Musk, duke lënë të kuptohet se qeveria mund të ketë arritur marrëveshje me këtë kompani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here