Ekzekutimi i biznesmenit të njohur në Fier / Zbulohen dy pistat ku po heton policia

0
238

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i biznesmenit 57-vjeçar, Demir Backa në Fier mbrëmjen e djeshme.

Policia nuk jep detaje për hetimet apo se kush u mor në pyetje, ndërsa mësohet se një prej pistave është dhe konflikti i biznesmenit Backa me një tjetër person, djali i të cilit ka ngacmuar pak kohë më parë mbesën e viktimës.

Pista tjetër lidhet me vrasjen e motrës së viktimës në vitin 1998, por edhe përfshirja e viktimës në një konflikt për tokën me banorët e  zonës në bregdetin e Darzezës.

Kujtojmë se 57-vjeçari u qëllua për vdekje në afërsi të ish-QTU nga persona ende të paidentifikuar. Mendohet se dy autorë iu afruan të ndjerit me një makinë tip “Benz” dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Backa u qëllua me 16 plumba, por pavarësisht se u dërgua menjëherë drejt spitalit, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here