Google search engine

    Kris arma në Fier, një i plagosur në gjendje të rëndë

    0
    283

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë zonës së njohur si ish-QTU në Fier.

    Nga burimet bëhet me dije se autori ka goditur nga makina në lëvizje në aksin Fier-Vlorë dhe i plagosuri ndodhej në makinën e parkuar tip “Audi”.

    Sipas tij ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

    “Një person ka mbetur i plagosur. Kanë qenë qytetarët që kanë lajmëruar policinë. Nga pamjet shihen edhe gëzhojat. Autori ka goditur nga makina në lëvizje në aksin Fier-Vlorë.  Personi i plagosur ndodhej në makinën e parkuar tip “Audi”. Ende nuk dihet identiteti i personit që ka mbetur i plagosur. Edhe pse spitali nuk jep informacione për gjendjen e tij por sipas informacioneve ai është në gjendje të rëndë. Mendohet se i plagosuri është një burrë rreth të 50-ve”- tha ai.


    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here