Google search engine
Home Politike Qeveria premton rritje pagash deri në 150 për qind edhe për këtë...

Qeveria premton rritje pagash deri në 150 për qind edhe për këtë kategori

0
282

Projektbuxheti i miratuar nga qeveria këtë të enjte përcakton rritje page deri në 150 për qind për një kategori të policisë së shtetit.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi shpjegoi se projektbuxheti rrit pagat për efektivët që punojnë larg vendbanimeve të tyre.

“Rritjen e pagave të policisë së shtetit, të atyre punonjësve që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, në formën e dietave dhe bonus që çon deri në 150 për qind pagat e tyre që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit”, tha ministri Çuçi.

Sipas Çuçit, projektbuxheti “rrit investimet në policinë e shtetit sidomos në infrastrukturën digjitale dhe teknologji për të rritur efikasitetin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, deklaroi Çuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here