Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka kërkuar ditën e sotme ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schëarz, shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy zyrtarëve rusë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cënuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, janë publikuar edhe emrat e dy zyrtarëve rusë, të cilët janë Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev.
Ky i fundit nuk e ka për herë të parë dëbimin nga një shtet, pasi në janar të këtij viti qeveria shqiptare e shpalli “non grata”, me argumentin se “shkelur vazhdimisht masat e COVID-19”.
Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, shkruhet se Krivosheev ka marrë disa paralajmërime, por “diplomati nuk ka reflektuar” dhe “vazhdoi të tregojë sjellje të pakujdesshme”.










































