Google search engine
Home Lifestyle “Ai shfrytëzonte pozicionin për të shkuar në shtrat me koleget”/ DW publikon...

“Ai shfrytëzonte pozicionin për të shkuar në shtrat me koleget”/ DW publikon detajet e forta për aferat e ish-kryeredaktorit të gazetës “Bild”: Rasti Reichelt, gjigandi mediatik gjerman Axel Springer nën presion

0
324

Afera me ish-kryeredaktorin e gazetës më të madhe bulevardeske në Gjermani „Bild“ Julian Reichelt shkakton valë ndërkombëtare reagimi. Shefi i koncernit Mathias Döpfner është pozicionuar lidhur me akuzat

Gjigandi mediatik gjerman Axel Springer shkarkoi kryeredaktorin e “Bild” Julian Reichelt pasi “New York Times” informoi mbi akuzat që ngriheshin ndaj tij: punonjëset gra e akuzonin atë për ngacmim seksual dhe se ai shfrytëzonte pozicionin për të shkuar në shtrat me koleget.

Së fundi u prononcua edhe kryetari i kryesisë së kompanisë Axel Springer, Mathias Döpfner: Në YouTube ai flet për gjashtë minuta lidhur me akuzat dhe e argumenton shkarkimin e Reichelt-it me faktin, se ai në mënyrë të përsëritur ka vepruar gabim, duke krijuar marrëdhënie me punonjëset e reja të redaksisë së gazetës “Bild”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here