Dy shefa të komisariatit të Korçës dhe katër policë të qarkullimit në këtë qytet janë pezulluar nga detyra se lejonin apo toleronin persona që transportonin emigrantë të paligjshëm apo që shkelnin rregullat e qarkullimit.
Efektivët kanë qenë në vëzhgim prej dy muajsh, ku në “rrjetë” ranë edhe kolegët e tyre të Tiranës. Madje pritet që në ditëtë në vazhdim të ketë arrestime të tjera në radhët e policisë. ABC ka zbardhur dosjen e prokurorisë ku tregohet me detaje sesi u zbulua rrjeti i policëve të korruptuar.
Një rast i shkeljes së detyrës, është ku efektivi P.F së bashku me G.H. dhe C. A., kishin ndaluar një makinë ku në timon ishte A.D i cili ishte pa patentë, ndërsa si pasagjer në makinë ishte edhe A.D. Ky i fundit me lidhjet e tij që kishte me shefin e Komisariatit K.Gjokutajn kishte mund të merrte mbrapsht dokumentet e makinës. Një bashkëbisedues e ka pyetur atë nëse e ka ndihmuar Niko Peleshi për të kaluar postbllokun e policisë që ishte vendosur për respektimin e orës policore. Por A.D. i përgjigjet duke e sqaruar se nuk është ndihmuar nga Peleshi por nga Shefi i Komisariatit të Policisë së Korçës, K.Gj..
Për të sqaruar këtë, Gjykata ka lejuar përgjimin e telefonit të K.. Ndërkohë nga përgjimet theksohet se K.Gj kishte episode të shpeshta që e merrte në celularë efektivin P.F. duke i kërkuar që të lejojë pa gjobë automjetet.
Më datë 12 gusht, K.Gj. telefonon efektivin e policisë P.F ku i kërkon që t’i kthehen dokumentet e makinës që i përkisnin D.P. Ky person ka biseduar me K.Gj. duke i kërkuar ta ndihmonte për të rimarrë dokumentet pasi i ishin bllokuar nga një postbllok pasi ishte ndaluar jashtë orës policore.Ad by Valueimpression
Një rast i ngjashëm është ku Gjokutaj merr në telefon P.F. dhe i kërkon që të mos gjobis një makinë tip “Range Rover”. Një episod tjetër është rasti ku do gjobitej një person me emrin Andrea i cili lëvizte me një furgon, por K.Gj. e merre sërish P.F. në celularë duke i thënë se kjo është e disata herë që ja bën kështu ne lidhje me gjobat.









































