Policia e Shtetit në Lezhë që mbrëmjen e kaluar po zhvillon një mega-operacion antidrogë. kjo lëvizje vjen me urdhër të SPAK pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha
Bëhet me dije se deri tani janë ndaluar 12 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale, ku ndër të arrestuarit në Lezhë janë edhe 5 efektivë policie të përfshirë në kultivimin e trafikun e kanabisit. Kjo është edhe arsyeja se pse hetimi po ndiqet nga SPAK dhe SHÇBA.
Në total po ekzekutohen nga Policia e Shtetit, 20 masa sigurie personale të miratuara nga gjykata, të përfshirë në kultivim dhe trafikim droge. Ky operacion antidrogë vjen pas vrasjes nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili po asgjësonte parcela me kanabis në zonën e Kune Vain, në Lezhë, së bashku me dy kolegët e tij.
































