Momente tmerri/ Persona të maskuar hyjnë në banesën e noterit të njohur në Sarandë, i lidhin familjen dhe nën kërcënimin e armës i marrin shumën e madhe të parave

0
180

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy orësh në qytetin e Sarandës. Disa persona të armatosur kanë hyrë në banesën e noterit të njohur me inicialet T. K. 63-vjeë, banues në lagjen numër 4 të Sarandës.

Maskat kanë lidhur familjarët dhe kanë arritur të marrin 20 milionë lekë të vjetra.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet. Ndërkohë që forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here