Google search engine
Home Politike Frrok Çupi: RTSH është kthyer në vatër korrupsioni, “Foltorja” e Berishës nuk...

Frrok Çupi: RTSH është kthyer në vatër korrupsioni, “Foltorja” e Berishës nuk do prodhojë asgjë, PD ndodhet në situatë delikate

0
261

Analisti Frrok Çupi ka analizuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Çupi u shpreh se ajo që ndodh në RTSH është një “çmenduri e madhe”, ndërsa theksoi se sipas tij, korrupsioni 1 milion euro është vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit që ndodh në televizionin publik. “Një korrupsion prej 1 milion eurosh është një gjë e vogël në krahasim me të korruptuarin total që është RTSH. Është një gjë që e paguan publiku, por nuk ka televizion publik. Aty nuk vidhet 10%, aty vidhet 99%. Është kulmi i botës të mendosh se në RTSH vidhet në mënyrë ordinere. Është e tmerrshme sesi një televizion publik shqiptar bazohet mbi mashtrim. Flitet për një TVSH Agro, por realisht nuk ka asgjë. Po i bëhet një mashtrim i madh publik. Ç’janë këto 14 kanale? Këto janë kanale false. RTSH është institucioni me paratë më të shumta, ka buxhet të madh”, deklaroi ai. Ndërkohë analisti Çupi u shpreh se turret e Berishës me bazën nuk përbëjnë më lajm, por ai e cilësoi si shqetësuese faktin se në krah të tij po shfaqen ato që kanë qenë si shtetarët e lartë, të njohur si kolona e sigurisë. Ai përmendi këtu mbështetjen që po i japin ish-presidenti Bujar Nishani dhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. “Kolona e sigurisë, është me Berishën. Mos kemi të bëjmë me një organizatë të lidhur me njëri-tjetrin? Mos harrojmë se SHBA ka interesa në Ballkan. Problemi është shumë i madh kolona e shtetit, e sigurisë, si Nishani, Topalli, e këtu shqetësimi është se po destabilizohet Ballkani”, u shpreh ai. Më tej ai e cilësoi si shumë shqetësuese situatën brenda PD-së, duke paralajmëruar përplasje të forta. “Kemi të bëjmë me një luftë të madhe brenda PD-së”, nënvizoi analisti Frrok Çupi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here