Google search engine
Home Politike Drejtesi Rikthehet çështja e ‘Gërdecit’/ Zbardhet vendimi i GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediu

Rikthehet çështja e ‘Gërdecit’/ Zbardhet vendimi i GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediu

0
263

Pas kërkesës së familjarëve të viktimave tëGërdecit, Gjykata e Posaçme vendosi të rihapë çështjen duke nisur rigjykim për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpërthimin në mars të 2008 ku humbën jetën 26 persona.

Ndërkohë është zbardhur edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Sipas Gjykatës, afatet e parashkrimit janë respektuar sepse Mediu është marrë i pandehur që në vitin 2009.

“Nuk është gjë e gjykuar. Afatet e parashkrimit janë respektuar se është marrë i pandehur që në vitin 2009. Pengesa e imunitetit ishte përkohshme. Rënia e kushtit për imunitetin konsiderohet fakt i ri që hap rrugën e gjykimit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here