Taulant Balla reagon pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS-së: Bie një nga kërkesat e PD. Ja çfarë do të ndodhë me dekretet e Presidentit

0
167

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me anë të një prononcimi për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS-së.

Balla u shpreh se janë shqyruar një sërë çështjes, një ndër to ishte edhe për dekretin e Presidentit.

Balla: Dua t’ju informoj se kemi shqyrtuar një sërë çështjesh. Kemi shqyrtuar propozimet për qëndrimin tonë për dekretin e presidentit, do ti rrëzojmë për çështje që lidhen me buxhetin e shtetit për vitin 2021. Do të votojmë pro një prej kandidaturave të propozuara nga Meta për anëtarët e komitetit të konkurencës. Unë dua t’ju bëj me dije se nga PD kanë ardhur tre kërkesa, njëra prej tyre bie në kundërshtim me vendimin e gjykatës kushtetuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here