SPAK e arrestoi, GJKKO merr vendimin për ish-drejtorin e RTSH-së, ‘fundoset’ Thoma Gëllçi

0
278

GJKKO ka marrë vendimin për ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçin.

Pas kërkesës së SPAK, u vendos që Gëllçi të lihet në burg.

Në qeli janë lënë edhe personat e tjerë të arrestuar bashkë me të.

Arrestimet janë bërë në lidhje me një tender 1 milionë eurosh, për kanalin RTSH Agron, tender që është zhvilluar para se të jepej miratimi i AMA.

Gazetarja Klodiana Lala tha se ndryshe nga herët e tjera nuk ka përgjime, por gjithçka është e bazuar në dokumentacion. “Ndryshe nga hetimet e tjera kur SPAK kryen veprime simuluese, në rastin e konkret nuk ka qenë e nevojshme për sa kohë që dokumentacioni ka qenë i qartë ku zoti Gëllçi ka shpallur një tender pa u miratuar dhe ia kanë dhënë këtë tender një kompanie me ofertë më 20 mln lekë më të lartë”, tha Lala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here