Në puntatën e sotme të “Përputhen Prime”, Bruno u përball me Hysenin, ish-të dashurin e Alvisës. Hyseni i tha Brunos që e ka lënë ai Alvisën, por kjo e fundit e kundërshtoi.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Alvisa: Kë quan të lënë ti? A kam ikur unë nga shtëpia, apo ke ikur ti
Alvisa: I bie të kam lënë unë. Nuk dua të them më ke lënë, të kam lënë. Ne jemi ndarë djalë i dashur, unë kam ikur nga shtëpia, jo ti
Hyseni: Meqënëse i paske thënë Brunos e kam lënë unë edhe unë ja thashë…
Alvisa: Edhe sikur të më kesh lënë, nuk thuhet e lashë. Turp të të vijë! Në asnjë moment nuk kam thënë as e lashë, as më la. Kam thënë kam respekt, kam pasur respekt, por ti po e tregon fytyrën tënde të vërtetë që nuk ke pikë respekti për mua. Ti ke ardhur të ulësh fytyrën time si femër, po ti më mirë se të gjithë këtu e di se si jam unë. Në rregull? Ndryshe nuk rrije gjithë atë kohë me mua. Kaq!