Aktorja Mariana Kondi ka bërë një rrëfim të jetës së saj, duke filluar që nga fillimi i karrierës e duke ardhur deri te momenti kur e larguan nga Teatri Kombëtar.
Për këtë Mariana Kondi fajëson ish-Ministren e Kulturës, të cilën e pyeti publikisht mbrëmjen e sotme për arsyet përse e ka larguar nga Teatri.
“Ka shumë brryla edhe në arte, jo vetëm tek ne por edhe tek arti i huaj, njerëzit këtu të lodhin, ndërsa jashtë e kanë pak më të lehtë. Unë nuk ndodhem më në Teatrin Kombëtar, largimi im nga puna është çudi edhe sot. Më ka marrë malli të ngjitem në skenën e Teatrit, kam mall të ngjitem në skenë. Gjithmonë më ka ndjekur fati. Ata më hoqën nga puna, mua vu rolet, akoma nuk e di pse-në? Përshëndes Mirela Kumbaron. Akoma nuk e di moj motër pse me hoqën, ndërkohë mua vu rolet. Do vij një ditë jo vetëm për ministren por për të gjithë ata qe kane bërë dëme, karma is…… beautiful. Ata qe fusin miq për te me hequr mua, futeni pak atë mikun por jo deri ne largimin nga puna. Duhet te vije meritokracia edhe në art. Ta falendëroj, jo se nuk e meriton se çka bëra disa gjera qe nuk e meriton“, tha ajo e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Fol Me Mua”, në Fax News.