Google search engine
Home Politike Ku do e klasifikojë Kuvendi, Berishën, pas vendimit të Bashës?/ Lindita Nikolla...

Ku do e klasifikojë Kuvendi, Berishën, pas vendimit të Bashës?/ Lindita Nikolla jep përgjigjjen e prerë

0
258

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë një takimi me gazetarët, ku ka premtuar trasnparencë, është pyetur edhe për ish kryeministrin Sali Berisha, për pozicionin e deputetit.

Pasi Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar të PD, pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtim. Nikolla ka thënë se nuk është vetëm Berisha por janë tetë deputetë pa grup dhe selici prej tyre mund të thotë me shkrim se në cilin grup kërkon të bëjë pjesë.

“Do të ketë vetëm referencën që lidhet me rregulloren e Kuvendit, e cila thotë se çdo deputet e thotë me shkrim grupin që do të jetë pjesë, dhe janë kryetarët e grupeve parlamentare ata që bëjnë grupin. Grupi e ka nxjerrë jashtë zotin Berisha dhe funksionojnë si deputet pa grup parlamentar, Zoti Berisha nuk është i vetmi, janë 8 deputetë që nuk kanë grup parlamentar”, është shprehur Nikolla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here