Aktivistja Evi Kokalari i është përgjigjur ashpër ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli për arsyen që ajo bëri publike mbrëmjen e djeshme për mungesën e saj në ‘Foltoren’ e Sali Berishës në Shkodër.about:blank
Topalli tha se ka folur me Berishën, por ai nuk i ka kërkuar ndihmë.
Nisur nga kjo deklaratë, Kokalari i bën thirrje publike Topallit që të mos presë që t’i kërkojë ndihmë Berisha, por t’i bashkohet vet turmës, pasi nuk ka vend për ankesa.
“Josefina Topalli, mos prit të të kërkoj ndihmë Sali Berisha, por bashkoju turmës & lëvizjes.
Pse nuk ishe në Shkodër?
Boll fajësuat Berishën për çdo gjë. O bashkohuni, o pushoni dhe mos u qani më.
Ky është moment për bashkimin e të gjitha forcave të opozitës, dhe mbi të gjitha të elementëve të djathtë.
S’ka vënd për ankesa.”, shkruan Kokalari.