Janë zbardhur emrat e tre anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave që u arrestuan bashkë me ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin. Mësohet se në pranga janë vendosur: Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia.
Nga burimet zyrtare bëhet me dije se bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. E ndërsa, Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.











































