Dy prej konkurrentëve të ‘Big Brother VIP’, shkrimtari i rrjeteve sociale Elhaid Cufi dhe aktorja Monika Lubonja diskutuan dje për besimet e tyre fetare.
Elhaidi nuk ishte shumë i njohur për pjesën e madhe të konkurrentëve dhe shumica treguan kuriozitet për të. Në një bisedë me Monika Lubonjën, kjo e fundit e pyet nëse është mysliman apo katolik dhe Elhaidi i thotë se është mysliman dhe Monika më pas i ka habitur të gjithë me replikën.
“Qënke shkodran i mirë”, – i tha ajo.
Elhaidi tha se nuk ka ndonjë paragjykim fetar e Monika më pas e pyeti se a vazhdon në Shkodër të mos i duan martesat me fe të kundërt, por Elhaidi e mohoi dhe i tha se Shkodra shquhet për harmoni fetare.
Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë Monika me atë deklaratë, megjithatë nuk kanë munguar hamendësimet në lidghje me këtë deklaratë.
Gjithsesi replika e aktores po bëhet virale dhe mbase diskutohet ditët e spektaklit.
Dialogu u zhvillua midis Monikës dhe Elhaidit, duke mos pasur konkurrentë të tjerë përreth.
Formati sapo ka filluar dhe bisedat e para po bëhen të bujshme, kështu që mesa duket BB do ketë suksesin që ka pasur gjithmonë.