Deputeti socialist i Fierit Petro Koçi ka vijuar me deklaratat lidhur me veprimtarinë kriminale në këtë qytet, ndërsa shprehet se figura të krimit të rëndë po përfitojnë para nga buxhetet publike
“Institucionet të vijojnë punën të mbështesim drejtësinë e re. Në një terren si Fieri ku ka veprimtari kriminale dhe ka faktorë që pastrojnë para nga figura të krimit të rëndë të cilat janë shqetësuese aktualisht për drogën.
Këtë financë që kanë krijuar nga ky lloj krimi e kanë kthyer për të bërë biznes ilegal duke krijuar për të përfituar edhe nga buxhetet publike. Veprimtari e kamufluar por që edhe përfshin zyrtarë të shteti. Ne të gjithë si shoqëri duhet të jemi më aktivë në qëndrimet dhe në rezistencën ndaj krimit, mos lejojmë zyrtarë të caktuar që të bashkëpunojnë me elementë kriminalë. Ky është një fenomen shoqëror dhe të nxisim shoqërinë për të denoncuar raste të tilla”, tha Koçi për Fax News.