Nisin ‘armiqësitë’ e para! Nga ironia për Monika Lubonjën tek deklaratat e forta për Aldon Lipen, Paloma “trazon” shtëpinë e “Big Brother VIP” që në ditët e para: Jam ndjerë e xhelozuar nga eprori im (VIDEO)

0
360

Ndonëse kanë pak më shumë 24 orë që janë futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, VIP-at e “Big Brother” kanë nisur debatet dhe diskutimet. Ata kanë filluar të diskutojnë për mënyrën se kush do i bëjë punët dhe si do funksionojë gjithçka në këtë bashkëjetesë.

Në videot e publikuara nga faqja zyrtare programit, shihet Monika Lubonja e cila dëgjohet teksa thotë: “Krevatet duhet të jenë të rregulluar. Secili të vetin”. Më tej banorët kanë diskutuar për ndarje në grupe, për pastrimin, gatimin e punë të tjera në shtëpi, por veç diskutimeve nuk kanë munguar ironitë, dhe pakënaqësitë. Paloma, gazetarja e njohur, shihet duke pastruar, mirëpo thotë se punët i kanë me porosi të Monikës, që në rrjet është konsideruar si ironi ndaj konkurrentes tjetër.about:blank

Ndërkohë, kanë nisur edhe “rrëfimet” e para të banorëve, në diskutimet me njëri-tjetrin, lidhur me karrierën, jetën private, hyrjen në “Big Brother”, etj.

Paloma, ka folur rreth fillimeve të karrierës si gazetare, teksa po bisedonte me aktoren Arjola Demiri. Ajo tregoi se në fillimet e karrierës së saj ishte ndjerë e xhelozuar nga eprori i saj Aldon Lipe. Paloma shtoi se atëherë për shkak të moshës dhe mungesës së eksperiencës nuk kishte shumë njohuri mbi mënyrën se si funksiononte media dhe se si mund të menaxhohej vëmendja e publikut. Gazetarja akuzoi më tej se për shkak të kësaj xhelozie, Aldon Lipe është përpjekur vazhdimisht t’i denigronte asaj figurën edhe pasi ajo shkëputi çdo marrëdhënie profesionale me të.

Kujtojmë, që Paloma u cilësuar që në puntatën e parë si më kapricozja për shkak të luhatjeve që ka pasur për t’u bërë pjesë e reality-showt, dhe ndaj produksionit vendosi që t’i punonte një “rreng”, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e saj, ndonëse kjo mbeti në kuadrin e shakasë, dhe ajo është një nga 14 banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here