Google search engine
Home Politike “Të atin ia shkarkuan nga detyra”/ Gledis Nano u emërua në krye...

“Të atin ia shkarkuan nga detyra”/ Gledis Nano u emërua në krye të Policisë së Shtetit, Artan Hoxha tregon si ia ‘fundosi’ babain biznesmeni i fuqishëm: Kishte lidhje me kryeministrin e kohës!

0
281

Gazetari investigativ Artan Hoxha komentoi sot në ‘ABC live’ drejtorinë ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ai rrëfeu se Gledis Nano vjen nga një familje p;olicës dhe tregoi sesi në vitin 1998 babain ia kishin hequr nga puna pasi kishte goditur një trafik të lëndëve narkotike, por që pas tij fshihej një biznesmen i fuqishëm.

“Babai i tij ka qenë oficer i lartë i policisë. Ka qenë në rangun e drejtorit të policisë së qarkut, madje mbahet mend që në vitin 1998 kur ishte drejtor i Elbasanit, ka kapur një sasi heroine prej 60 kilogramësh që vinte me maune nga Turqia dhe ishte për llogari të një biznesmeni me lidhje të forta me kryeministrin e kohës. Për këtë shkak e kanë shkarkuar nga detyra, tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here