Google search engine
Home Bota Prag lufte mes dy shteteve të fuqishme/ Avionët ushtarakë prej katër ditësh...

Prag lufte mes dy shteteve të fuqishme/ Avionët ushtarakë prej katër ditësh ‘pushtojnë’ qiellin! Tensioni ‘në ajër’, më i rrezikshmi i 40 viteve të fundit

0
299

Në 40 vitet e fundit tensionet ushtarake që janë krijuar mes Kinës dhe Tajvanit janë më të rrezikshmet, pasi një numër i madh avionësh kinezë kanë fluturuar për 4 ditë me rradhë mbi qiellin e zonës së mbrojtur ajrore në Tajvan.

Ministri i Mbrojtjes së Tajvanit, Chiu Kuo-cheng u shpreh se Kina është në gjendje të pushtojë plotësisht ishullin deri në vitin 2025, por nuk mund të fillojë luftën lehtësisht.

Kohët e fundit një numër aleatësh perëndimore të Tajvanit kanë shprehur shqetësimin për shfaqjen e fuqisë ushtarake të Kinës.

Çfarë ka ndodhur mes Tajvanit dhe Kinës?

Taivani u shkëput nga Kina pas luftës civile të vitit 1949, por Pekini ende e konsideron këtë vend si një provincë separatiste, e cila një ditë do të ribashkohet me Kinën. Përpjekjet e Pekinit për të rimarrë kontrollin e Taivanit vështirësuan lidhjet në shumicën e fushave të bashkëpunimit deri në vitin 2008, kur presidenti i Taivanit, Ma Ying-jeou, la mënjanë çështjet politike për të vendosur besimin mes dy vendeve nëpërmjet marrëveshjeve tregtare dhe të investimit. Të dyja palët kanë arritur 19 marrëveshje të tilla gjatë mandatit të zotit Ma.about:blank

Një marrëveshje e vitit 2008 për të lejuar kinezët të vizitojnë Taivanin ka ndihmuar sektorin e shërbimeve të vendit ishull. Më shumë se 2 milion turistë nga Kina shkuan në Taivan vitin e kaluar. Taivani do të rrisë kuotat e këtij viti për udhëtarët e pavarur kinezë nga 3,000 në 4,000 në ditë. Tregtia dypalëshe pas një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik e nënshkruar në vitin 2010 e kaloi shumën e 100 miliardë dollarëve po atë vit. Taivani ka pakësuar gjithashtu pengesat për investimet nga Kina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here