Zbardhen detajet e forta! Çollaku dhe Bitri nuk ishin vetëm kur u ekzekutuan, një person i tretë u plagos

0
261

Që të dy të maskuar dhe me armë në dorë zbritën pa asnjë frikë në afërsi të asaj që njihet në Elbasan si rrethrrotullimi i Luleve. Në pikën e karburantit ishte shënjestra e tyre dhe po aty vendi ku do qëllonin pa mëshirë.

Dy vrasësit ende të paidentifikuar, njëri me pistoletë dhe tjetri me automatik të shkurtër, qëlluan mbi Lulzim Bitrin dhe Ardian Çollakun, i cili u plagos rëndë dhe për këtë  u dërgua drejt spitalit. Por këtë të mërkurë ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Por një detaj tjetër ka dalë sot në dritë.

Bashkë me viktimat ka qenë dhe një person i tretë i cili ka marrë një plumb në rrëshkitje pranë veshit.

Për arsye sigurie ky person është marrë në mbrojtje nga policia, ndaj dhe nuk është dhënë detaji për prezencën e tij. Paraprakisht thuhet se objektivi nuk ka qenë ai por dy miqtë Çollaku dhe Bitri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here